Shkëlqyeshëm
122 vlerësime në
Trustpilot
4.6/5 based on 436 reviews

Rreth Nesh

Zbulo pasionin tonë për udhëtimin dhe përkushtimin për ta bërë të pakrahasueshëm secilin udhëtim tuajin. Bashkohu me ne dhe së bashku le të eksplorojmë destinacione, kultura dhe përvoja që do të krijojnë kujtime të paharrueshme!

Ekspertë në Krijimin e Aventurave të Jashtëzakonshme

Global Tours është një agjenci turistike dhe udhëtimi me një staf të kualikfikuar dhe specializuar ne fushën e turizmit. Me një experiencë 20 vjet, ju ofrojmë shërbimet më cilësore në çdo kërkesë që plotëson udhëtimin tuaj, te shoqeruara me cmime te arsyeshme dhe avantazhe te pafundme!

Ne ofrojmë pushime verore dhe dimërore, bileta avioni drejt çdo destinacioni, udhëtime dhe guida turistike të personalizuara, rezervim hoteli dhe makina me qira, sigurim udhëtimi dhe turizëm mjekësor, paketa për ndeshje futbolli dhe evente sportive, team building dhe staff retreat, si edhe paketa speciale për muajin e mjaltit dhe destinacione të veçanta.

Mirë se vini në Global Tours

Një Rrugëtim Pasioni, Përvoje dhe Përkushtimi

Rrugëtimi ynë me Global Tours nisi si zgjatim i pasionit për udhëtimin si një përvojë që ka fuqinë të sjellë ndërlidhje, aventurë e rritje personale. Ne besojmë se eksplorimi i vendeve të Globit mund të jetë tjetërsues dhe si i tillë duhet të jetë edhe i aksesueshëm.

Në Global Tours qëllimi ynë është të konkretizojmë udhëtimet që ju ëndërroni. Ne i kuptojmë më së miri entuziazmin, kuriozitetitin e ngazëllimin që vjen me secilin rrugëtim, ndaj jemi të vendosur që cdo aspekt i udhëtimit tuaj t’i kalojë pritshmëritë tuaja. Skuadra jonë është në dispozicionin tuaj për t;ju asistuar, nga zgjedhja e destinacionit, tek rezervimi e sugjerimet që ju duhen për të krijuar një aventurë të mrekullueshme.

Faleminderit që ndër vite na besoni planet tuaja të udhëtimit. Jemi këtu për t’ju ndihmuar në krijimin e udhëtimeve fantastike e kujtimeve që zgjasin për të gjithë jetën.

Flamur B – Themelues i Global Travel

Global Tours – më shumë se udhëtime, një mënyrë për të përjetuar botën!

Vizioni

Rrugëtime Frymëzuese

Vizioni ynë është sa i thjeshtë aq edhe kuptim plotë: ta shndërrojmë udhëtimin në një mundësi për rritje dhe zhvillim personal. Ne jemi të fokusuar në konsolidimin e rolit tonë si partneri juaj i besuar turistik. Jemi të përkushtuar të përdorim të gjithë eksperiencën dhe burimet që zotërojmë për t’i bërë udhëtimet të aksesueshme dhe cilësore. Me ne, nuk ka rëndësi vetëm destinacioni por çdo hap që ndjekim së bashku në udhëtim.

Misioni

Miku juaj i Udhëtimit

Ne kemi një mision të qartë – synojmë të frymëzojmë udhëtarët si ti të eksplorojnë botën, të krijojnë kujtime që zgjasin dhe të lidhen me kultura të ndryshme. Në Global Tours, jemi të përkushtuar në ofrimin e përvojave të përsosura që tejkalojnë pritshmëritë tuaja. Që nga momenti që ëndërroni destinacionin tuaj, e deri kur ktheheni me kujtime të çmuara, ne jemi këtu për ta bërë rrugëtimin tuaj të rehatshëm, argëtues e të paharrueshëm.

Premtimi Ynë

Kombinim “Aventurë + Relaks”

Në çdo udhëtim, premtojmë transparencë, kujdes maksimal dhe shërbim të personalizuar. Çdo detaj planifikohet me përkushtim, në mënyrë që ju të ndiheni të sigurt dhe të relaksuar. Për ne, cilësia nuk është zgjedhje – është standard. Çdo bashkëpunim ndërtohet mbi besim, korrektësi dhe profesionalizëm. Ne punojmë çdo ditë për të garantuar shërbim cilësor, komunikim të hapur dhe përvoja që përmbushin premtimet tona.

Shkëlqyeshëm
122 vlerësime në
Trustpilot
4.6/5 based on 436 reviews

Gati për udhëtimin tuaj të radhës? Rezervoni me
Global Tours sot!

Zbuloni paketat tona turistike dhe ofertat më të fundit për çdo destinacion.

Shiko Më Shumë